Një grabitje në një pompë të derivateve ka ndodhur gjatë ditës së sotme, në Komunën e Gjakovës.
Gazeta Blic, ka siguruar pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes, teksa shihet se si dy grabitësit kanë torturuar punëtorin e pompës.
Gazeta Blic, mëson se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arrestuar dy grabitësit e dhunshëm. Bëhet fjalë për Musë Shalën dhe Bedrush Latifin.
Kjo nuk është hera e parë e grabitjeve të armatosura në Kosovë. Madje, kjo dukuri është shtuar mjaft shumë kohëve të fundit në vend.