BallinaLajmeEkskluzive: Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Hoti përfaqësojnë Kosovën në Shtëpinë e Bardhë

Ekskluzive: Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Hoti përfaqësojnë Kosovën në Shtëpinë e Bardhë

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me Kryeminsitrin Avdullah Hoti, do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në takimin e 27 qershorit.

Kështu merr vesh Klan Kosova ndërsa mësohet se fillimisht takimi ishte planifikuar për më 25 qershor, por më pas është vendosur për datën 27.

Zyrtarisht kjo ende nuk është konfirmuar nga presidenca por as nga kryeministria.

Por Thaçi dhe Hoti merret vesh se kanë disktuar rreth takimit të Washingtonit sot gjatë takimit të parë të përbashkët të zhvilluar në Presidencë.

Ndërsa nga pala tjetër, Serbinë do ta përfaqësojë Presidenti Aleksandar Vuçiq si dhe Kryeministrja Ana Brnabiq, njofton Klan Kosova.

Emisari special Richard Grenell konfirmoi sot se pala kosovare dhe ajo serbe janë ftuar në Shtëpinë e Bardhë në Washington, për një diskutim rreth dialogut, takim ky i planifikuar më 27 qershor.

Ndryshe në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, me Presidentin amerikan Donald Trump, pritet të marrin pjesë edhe liderët tjerë politikë nga subjketet politike parlamentare.

Klan Kosova merr vesh se karakteri i marrëveshjes pritet të jetë me tipare ekonomike me benefit të Kosovës dhe Serbisë.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz