back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaRegjionaleDrenasEkskluzive: Po negociohet shitja e gjigantit metalurgjik “Ferronikeli”

Ekskluzive: Po negociohet shitja e gjigantit metalurgjik “Ferronikeli”

Të ngjajshme

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Hoxhaj: VV për 6 vite në pushtet, s’e ndaloi Listën Serbe, sot bën drama në KQZ

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj...

Vetëm Lewandowski mund të humbasë një penallti të tillë!

E pabesueshme ajo që po ndodhë në “Spotify Camp...

Gjiganti metalurgjik, “Ferronikeli” pritet të ndërroj pronarë. Burime të sigurta të Indeksonline bëjnë të ditur se në ditët e fundit ka patur negociata të vazhdueshme për shitjen e kompanisë së madhe kosovare që ndodhet në Drenas.

“Ka negociata të vazhdueshme, ka përafrime por ende s’është zyrtarizuar shitja. Gjatë kësaj jave pritet të ketë përsëri takim mes pronarëve aktual dhe blerësve potencial dhe ka gjasa të mëdha që kompania të shitet” ka thënë një burim i Indeksonline, brenda gjigantit metalurgjik.

“Ferronikeli” është pronë e miliarderit shqiptar, Samir Mane, dhe kompanisë së tij “Group Balfin”.

“Grup Balfin” kishte nënshkruar marrëveshje me “NKL Limited” për të zotëruar 90 përqind të aksioneve të Neëco Ferronikel katër vite më parë.

Megjithatë kompania asnjëherë nuk ka gjetur rehatinë financiare dhe të prodhimit duke u përballur me probleme të vazhdueshme.

Punëtorët e Ferronikeli pak javë më parë kanë dalur në protestë duke kërkuar kthimin e prodhimit dhe një pjesë e tyre edhe kthimin në punë.

Që nga fundi i vitit të kaluar, Ferronikeli pothuajse ka ndërprerë tërësisht prodhimin duke bërë që ndërmarrja të futet në krizë të thellë financiare./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz