Ekskluzive: Me duar të lidhura, momenti kur imami i njohur Elvedin Peziç shoqërohet në stacionin policor
dp

Lexo edhe‘LDK’, Gashi pas pozicionimit të partisë që të qëndrojnë në opozitë

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë orëve të pasdites në Vitomiricë të Pejës një predikues të fesë islame.
IndeksOnline mëson nga burimet e veta se personi i arrestuar është Elvedin Peziç, imam i njohur në komunitetin boshnjak.
IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive, ku shihet Peziç me duar të lidhura, duke u shoqëruar në stacionin policor në Pejë.
Kujtojmë se Peziç është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ka një numër të madh ndjekësish dhe shpesh publikon ligjërata fetare.

Lexo edhe‘LDK’, Gashi pas pozicionimit të partisë që të qëndrojnë në opozitë
Ende nuk dihet arsyeja e arrestimit të tij.
IndeksOnline është në pritje të një përgjigjeje nga Policia e Kosovës lidhur me rastin. /IndeksOnline/