back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaSportEkskluzive/ Lajm i hidhur për Kosovën, FIFA i kthen përgjigje negative për...

Ekskluzive/ Lajm i hidhur për Kosovën, FIFA i kthen përgjigje negative për yllin e saj

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Kosova ka marrë një lajm negativ nga FIFA ditën e sotme për njërin nga lojtarët e saj më të mirë, Mërgim Brahimi.

Mesfushori i avancuar ishte duke kaluar nëpër një formë fantastike me skuadrën e tij Grasshopper duke luajtur të gjitha ndeshjet këtë edicion.

Por ditën e sotme ka ardhur kërkesa negative nga FIFA, e cila ia ka pamundësuar Brahimit të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.

Burime të Telegrafit të afërta me lojtarin kanë treguar se FIFA ka dhënë këtë përgjigje.

“Për arsyeje që Mërgim Brahimi ka luajtur me Zvicrën, Shqipërinë dhe përsëri Zvicrën iu është pamundësuar të luaj në ndeshje zyrtare me Kosovën. Jemi në dijeni që FFK po mundohet në të gjitha mënyrat për ta bërë të mundur aktivizimin e Mërgimit por kjo gjë ka pak shanse të ndodhë”, thotë ky burim i Telegrafit.

Brahimi kishte zhvilluar 10 ndeshje për Shqipërinë U21 dhe një për ekipin e parë para se të kthehej te Zvicra U21 ku zhvilloi 11 ndeshje tjera.

24-vjeçari ka qenë njëri nga lojtarët kyç tek Përfaqësuesja e Kosovës dhe shpesh herë ka ditur të dhurojë spektakël me topin në fushë.

Përgjigje negative FIFA i kishte dhënë Brahimit edhe para ndeshjes me Ishujt Farore ku Kosova triumfoi me rezultat të pastër 2:0. /Telegrafi/

Brahimi1

Të Fundit

Sport

ShowBiz