Ekskluzive: Këta janë 4 kandidatët për t’u bërë rektor në UMIB

Gara për rektor të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” tashmë ka filluar, dhe në këtë janë përfshirë katër profesorë.
“Jepi zë” ka konfirmuar se, përveç rektorit aktual Alush Musaj, garës i janë future edhe tre persona të tjerë.
Bëhet fjalë për profesorin Islam Fejza, Qazim Tmava dhe Blerim Baruti, të cilët shpresojnë se do të marrin kreun e këtij Universiteti.

Lexo edhe12 vjet burg për të akuzuarin për vrasjen e Ermal Kamberajt
“Pos dy kandidatëve që keni përmendur për rektor në Universitetin “Isa Boletini” kanë konkurruar edhe prof.ass.dr. Qazim Tmava dhe prof.dr.Blerim Baruti”, ka thënë Ahmet Jashari për Jepi zë.
Sidoqoftë, kjo garë për rektor e gjen Universitetin me probleme të mëdha, pas publikimit të raportit të ekspertëve ndërkombëtarë që kërkojnë të mbyllet ky institucion.














