back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeEkskluzive: Ja se çfarë është gjetur në zarfet me vota të ardhura...

Ekskluzive: Ja se çfarë është gjetur në zarfet me vota të ardhura nga Serbia!

Të ngjajshme

Studimi: Mishi i ndihmon disa të moshuar të arrijnë deri në moshën 100 vjeç

Sipas një studimi të fundit, personat që nuk hanë...

Abdixhiku: Ata që besojnë qëndrojnë, koha i vendos gjërat në vend

Lumir Abdixhiku është lajmëruar sërish pak ditë para se...

Lecce gjen akordin me Ramadanin për rinovimin e kontratës

Dy lojtarë kyç në formacionin titullar të Eusebio Di...

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Hetimet për zarfet me vota të ardhura nga Serbia, ku pas hapjes së tyre u helmuan 29 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ende po vazhdojnë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se rezultatet e deritanishme, jo zyrtare të pranuara gojarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, tregojnë se janë gjetur dy lloje të elementeve të mundshme.

“Elementi që vet letra e përmban e që nuk ka rrezik dhe një lloj elementi tjetër që gjendet në sprej për pastrim të zyrave ose për spërkatjet e pemëve e që nuk ka rrezik për jetën”, kanë thënë burimet brenda policisë të bazuara në deklaratat gojore te IKShP-së.

Por, sipas policisë, për më shumë do të tregojnë analizat të cilat do të bëhen në laborator përkatës.

Janë gjithsejtë 4 500 zarfe me vota të cilat kanë arritur në njërën nga degët e Postës në Prishtinë nga dy zyrtarë serb e për fatin e të cilave nuk ishte marr asnjë vendim nga anëtaret e KQZ-së.

Pas hetimeve do të vendoset nëse të njëjtat do të pranohen si të rregullta apo do të asgjësohen./Indeksonline/

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz