Drenori: Dëm i madh për Drenasin nëse udhëhiqet nga Lladrovci
01

Lexo edheNumërohen 70 përqind e votave zyrtare, bie përqindja e Lladrovcit

Kandidati i pavarur për kryetar në komunën e Drenasit, Xhavit Drenori në një prononcim për zeri.info ka thënë se do të ishte dëmë i madh për komunën e Drenasit nëse do të udhëhiqej nga kundër kandidati i tij Ramiz Lladrovci.
Drenori ka thënë se fushata e tij zgjedhore ka qenë pa shantazhe dhe manipulime.
“ Fushata ime zgjedhore ka qenë e pastër sepse nuk e kam shantazhuar askënd. Do të ishte një dëm i madh në Drenasi do të udhëhiqej nga Ramiz Lladrovci sepse nuk është koncepti i tij i duhur për qytetarët e Drenasit. Mendoj që zgjedhjet e sotme kanë shkuar mirë si dhe kam pas një sukses të mirë. Se kënd do ta mbështet mendoj që është herët të flitet ende”, ka thënë Drenori

Lexo edheNumërohen 70 përqind e votave zyrtare, bie përqindja e Lladrovcit