back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeEkskluzive: I arrestuari nga Krimet Ekonomike është familjar i Xhafer Tahirit

Ekskluzive: I arrestuari nga Krimet Ekonomike është familjar i Xhafer Tahirit

Të ngjajshme

Pretenduan se kanë kontroll, tre persona grabitin autobusin në Gjermani

Tre persona ndaluan një autobus në Bavari dhe më...

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kosova në epiqendër

Këshilli i Sigurimit sot diskuton për raportin e sekretarit...

Rama: Kosova duhet ta harrojë Serbinë, lë të merret Evropa me të

Në një tryezë të zhvilluar në Londër, kryeministri i...

Gjyqi vendos për padinë e Saimir Kodrës ndaj Egla Cenos

Gjykata Penale e Tiranës, ka dënuar me 1 milion...

Policia e Kosovës njoftoi sot për një aksion të zhvilluar nga Njësiti i Krimeve Ekonomike, në Prishtinë.

Sipas policisë, një zyrtar u arrestua nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkruan IndeksOnline.

Burime të IndeksOnline pohuan se zyrtari në fjalë është udhëheqësi i divizionit të prokurimit në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Lulzim Bajrami.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Bajrami është “baxhanak” i kandidatit për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri.

Bajrami dyshohet të ketë ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme.

Vlera totale e tenderëve në fjalë tejkalon 8.8 milionë euro.

Pas intervistimit, Bajrami është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq, dy të dyshuar tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/

No description available.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz