Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fazli Berisha ka folur për Periskopin dhe ka treguar se kur pritet Kosova të bëhet me përzgjedhës të ri.
Ai në pyetjen e bërë nga Periskopi se “A është duke kontaktuar Federata me ndonjë trajner të caktuar – dhe a është afër arritjes së marrëveshjes?” është përgjigjur se presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri është duke kontaktuar me shumë trajnerë, transmeton Periskopi.
Ndërsa për datën se kur pritet të bëhet me trajner të ri, Berisha është përgjigjur se kah fundi i muajit shkurt apo fillimi i muajit mars, Kosova do të ketë përzgjedhësin e ri.
Kujtojmë se trajneri i fundit i kombëtares së Kosovës ishte Albert Bunjaki. Ai ishte trajner për tetë vite, ndërsa dha dorëheqje në tetor të vitit të kaluar pas ndeshjes së fundit të kualifikimeve për Botëror kundër Islandës.
Që nga atëherë Kosovën e udhëhoqi Muharrem Sahiti si ushtrues detyre e trajnerit./Periskopi

