back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeEkskluzive: Albin Kurti pritet t’i rishikojë të gjitha emërimet e Qeverisë në...

Ekskluzive: Albin Kurti pritet t’i rishikojë të gjitha emërimet e Qeverisë në largim

Të ngjajshme

KQZ: Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

Komisioni Qendror i zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori...

Rike Roçi befason, falenderon Zotin për këtë gjë (Foto}

Ish- banorja e Big Brother Vip Albania, Rike Roçi,...

Kosova në Slloveni: “Dardanët” bëjnë thirrje tifozëve besnikë për udhëtim dhe bileta

Tifogrupi zyrtar i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, ka bërë...

Raporti i GAP zbulon pabarazi gjinore dhe etnike në programet e mbështetjes për biznese

Instituti GAP ka prezantuar raportin me temë “Forcimi i...

Qeveria e Albin Kurtit pritet të veprojë ndaj emërimeve të Ramush Haradinajt, sa ishte në postin e kryeministrit në largim.

Indeksonline mëson se shefi i ri i Ekzekutivit do të marrë masa ndëshkuese ndaj vendimit të ish-kryeministrit, i cili për gjashtë muaj e gjysmë mbajti shtatë mbledhje dhe mori një sërë vendimesh dhe emërimesh.

Dosje të shumta që do të futen “nën llupën” e Kurtit janë në institucione të sigurisë dhe pozicione diplomatike.

Emërimi në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës është vendimi i ish-kryeministri Haradinaj së bashku me presidentin, Hashim Thaçi.

Dy krerët e institucioneve, më 25 nëntor të vitit të kaluar kishin emëruar drejtuesit e AKI-së, shefin dhe kryeinspektorin.

Përpos Inteligjencës, Kurti pritet t’i rishikojë edhe disa emërime të ambasadorëve dhe shkarkimin e disa të tjerëve.

Vlen të theksohet se Haradinaj dorëheqjen nga posti i kryeministrit e kishte bërë më 19 korrik të 2019-s.

Në një konferencë shtypi, pas një mbledhjeje të Qeverisë, ai kishte deklaruar se arsyeja e dorëheqjes ishte ftesa nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Mirëpo, ndonëse dha dorëheqjen, ai vazhdoi punën në Ekzekutiv edhe për fiks 200 ditë, pasi Albin Kurti (3 shkurt) edhe “de jure” mori postin e kryeministrit. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz