back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeEkonomia në dorën e pushtetit

Ekonomia në dorën e pushtetit

Të ngjajshme

Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por ende e brishtë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Oskan Ulutaş, deklaroi në një...

​36-vjet nga themelimi i LDK-së

Sot bëhen 36 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike...

​Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga

Një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar në Pikën e...

​Salah hero, Egjipti e nis fushatën e AFCON me fitore

Egjipti e ka nisur Kupën e Kombeve Afrikane me...
- Advertisement -

“Veç m’u ka tekë”. Ky ishte arsyetimi i kryeministrit Haradinaj për faljen e borxheve ndaj ambalazhuesve të ujit, të cilët për vite me radhë i janë shmangur ligjit duke mos paguar taksat për shfrytëzimin e ujit. Më këtë arsyetim u falën 58 milionë euro taksa, të cilat shteti nuk kishte arritur t’i grumbullonte për 18 vjet rresht.

- Advertisement -

Pasiguria për furnizim me energji elektrike përshkoi pothuajse gjithë vitin 2017. Që nga alarmimi i menaxhmentit të KEK-ut se Kosova është para një kolapsi energjetik, fokusi i dy qeverive, asaj Mustafa dhe Haradinaj, ishte në gjetjen e një zgjidhjeje për procesin e shpronësimit të fshatrave Hade dhe Shipitullë, të cilat ua pamundësonin ekskavatorëve mihjen në ato pjesë, shkruan “Koha Ditore” në numrin festiv të Vitit të Ri.

Me gjithë zotimet, shpronësimi atje u zvarrit për muaj të tërë dhe si pasojë e kësaj Kosova është duke importuar gjysmën e energjisë që e konsumon. E sasia e madhe e importit pritet që të shkaktojë rritje të çmimit të energjisë elektrike, e cila mund të mbërrijë deri në 20 për qind për vitin e ardhshëm.

Pak vëmendje iu kushtua gjatë vitit kombinatit “Trepça”. Megjithëse kjo ndërmarrje hyri në vitin 2017 me ligj të vetin, ajo ende nuk është shndërruar në shoqëri aksionare, ashtu siç e parasheh ky ligj. E shpërfillja e pushtetit ndaj “Trepçës” rrezikon degradimin e kësaj ndërmarrjeje, kurse nëse implementimi i ligjit zvarritet edhe më tej, gjiganti i dikurshëm metalurgjik rrezikon edhe falimentimin e tërësishëm.

Gjendja në sektorin privat ka mbetur e njëjtë dhe pak është bërë në përmirësimin e saj në vitin 2017. Paga mesatare në këtë sektor mbetet më e ulët sesa në sektorin publik, kurse numri i punëtorëve të cilët punojnë pa kontrata, pra në informalitet, vlerësohet të jetë rreth 45 mijë. Në anën tjetër, përkundrejt premtimeve për rritje, paga minimale ka mbetur e njëjtë tash e 7 vjet – 130 euro për punëtorët nën moshën 35 vjeç, kurse 170 mbi këtë moshë.

2017-a u përmbyll me marrëveshjen për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, i cili pritet të sjellë investime prej 1 miliard e 300 milionë euro. E megjithatë as kjo nuk kaloi pa u kritikuar; shoqëria civile kundërshtoi ndërtimin e një termocentrali të ri, i cili, sipas tyre, e bën Kosovën të varur nga thëngjilli edhe për të paktën 20 vjetët e ardhshëm.

(Pa) siguria për furnizimin me energji elektrike

Historike u quajt arritja e marrëveshjes për termocentralin “Kosova e Re”, ndërtimi i së cilit pritet të nisë në fund të vitit 2018, ose më së largu në fillim të vitit 2019. U tha se edhe për dhjetëra vite ky termocentral do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji. Marrëveshja u quajt e leverdishme për Kosovën, ani pse e njëjta ende nuk është bërë publike, edhe me gjithë premtimet e Qeverisë Haradinaj për transparencë dhe thirrje të shoqërisë civile për ta bërë një gjë të tillë.

Bazuar në ato që Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka treguar lidhur me marrëveshjen, termocentrali “Kosova e Re” do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW. Sipas njoftimit të Ekzekutivit, marrëveshja e cila është nënshkruar edhe zyrtarisht më 20 dhjetor do të hapë rrugën për 1 miliard e 300 milionë euro investime. Prej tyre, 30 për qind do t’i investojë vetë kompania “Contour Global”, ndërsa të tjerat do të sigurohen përmes kredive nga institucionet financiare ndërkombëtare.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz