back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeEkonomia e Kosovës gjithnjë më e varur nga jashtë – Serbia ndër...

Ekonomia e Kosovës gjithnjë më e varur nga jashtë – Serbia ndër furnizuesit kryesorë nga vendet e CEFTA-s

Të ngjajshme

Aida Dërguti ironizon dorëheqjen e Liburn Aliut: Dorëheqja e të dorëhequrit, te i dorëhequri

Analistja politike dhe ish-anëtarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka...

ChatGPT ndihmon një amerikan të gjejë supermakinën e vjedhur

Një rast i pazakontë ka befasuar policinë në SHBA,...

KQZ decertifikon 15 kandidatë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për decertifikim...

Vetëvendosje prezanton sot kandidatët për Kuvendin Komunal të Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje organizon sonte ngjarjen e prezantimit të kandidatëve...

Haradinaj dhe Troccaz flasin për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Gjatë muajit korrik, Kosova ka shënuar një rritje të ndjeshme të importeve, duke reflektuar kërkesën në rritje në tregun vendor dhe varësinë e theksuar nga mallrat e huaja.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), importet nga vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur në 283,1 milionë euro, që përbën 42,9% të importeve totale – një rritje prej 4,5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.

Në mesin e vendeve të BE-së, partnerët më të mëdhenj tregtarë për Kosovën ishin:

  • Gjermania me 14,1% të importeve,

  • Italia me 4,8%,

  • Polonia me 3,8%.

Rritje të ndjeshme kanë pasur edhe importet nga vendet e CEFTA-s, të cilat arritën në 79,6 milionë euro, apo 12,1% të totalit – një rritje prej 19,4%. Partnerët kryesorë në këtë kategori ishin:

  • Maqedonia e Veriut (4,2%),

  • Shqipëria (3,7%),

  • Serbia (3,1%).

Nga ana tjetër, importet nga vendet tjera jashtë BE-së dhe CEFTA-s dominuan tregtinë e jashtme të Kosovës, duke kapur vlerën 297,5 milionë euro, ose 45,1% të importeve totale.

Në këtë kategori, kryesuan:

  • Kina me 14,5% të importeve,

  • Turqia me 12,7%.

Të dhënat dëshmojnë një trend të vazhdueshëm rritës të importeve, veçanërisht nga tregjet aziatike, duke theksuar më tej varësinë e ekonomisë kosovare nga produktet e huaja./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz