Ekipi nga Mali i Zi përjashtohet nga garat e UEFA-s për 10 vjet, për shkak të kurdisjeve
dp

Lexo edheBasha për vendmin e Gjykatës Supreme: Albini i lufton monopolet, gjyqësori e lufton Albinin

Një nga lajmet më të bujshme të ditëve të fundit vjen nga Mali i Zi, ku klubi i futbollit Arsenal Tivat është dënuar rëndë nga UEFA pas akuzave për kurdisje të ndeshjeve.
Klubi është shpallur fajtor për trukimin e një ndeshjeje të zhvilluar në vitin 2023, kur merrte pjesë në Conference League gjatë sezonit 2023/24.
Si pasojë, UEFA ka vendosur ta përjashtojë Arsenal Tivat nga të gjitha garat evropiane për një periudhë prej dhjetë vitesh, transmeton Gazeta Express.

Lexo edheBasha për vendmin e Gjykatës Supreme: Albini i lufton monopolet, gjyqësori e lufton Albinin
Përveç përjashtimit, klubi është gjobitur me 500 mijë euro, ndërsa nuk kanë shpëtuar as lojtarët dhe drejtuesit e klubit, të cilët janë ndëshkuar gjithashtu me gjoba individuale dhe dënime disiplinore.