Ekipi i Lladrovcit mohon të jetë përzënë Pacolli nga kafeneja

Një anëtar i AKR-së në Drenas, Musa Dervishaj ka shkruar se dje është përzënë nga Drenasi, i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Portali Koha.net ka telefonuar Ramiz Lladrovcin për të marrë versionin e tij për këtë rast, por në pamundësi të flasë ai, është lajmëruar Skender Berisha, i cili po qëndron pranë Lladrovcit në këtë fushatë.
Ai ka thënë për Koha.net se nuk ka mundësi të ketë ndodhur një gjë e tillë.
“Është e paarsyeshme, jo etike dhe jo humane është ajo qasje çka ka shkruar ai. Nuk kemi koment për këtë. E vërteta është krejt ndryshe, vet karakteri i Ramizit është tjetër prej kësaj që shihet aty, që është plotësisht e kundërta. Bëhet fjalë për mikpritjen, kushdo që e njeh Ramiz Lladrovcin e di se çfarë mikpritje bën ai”, ka thënë Berisha, duke lënë të hapur mundësinë që vet Lladrovci të prononcohet pas asaj mbledhje që po mban.

Lexo edheDrenas, Ja sa persona do të kenë të drejt vote














