BallinaLajmeEkipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore vazhdojnë gërmimet në Kozhle të Serbisë

Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore vazhdojnë gërmimet në Kozhle të Serbisë

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Prej tri javësh, ekipet e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës janë duke marrë pjesë në gërmimet që po zhvillohen në lokacionin Kozhle, në rrethinën e Novi Pazarit në Serbi.

Sipas informatave të siguruara nga dëshmitarë, dyshohet se në këtë lokacion mund të gjenden mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Deri më tani, në territorin e Serbisë janë identifikuar pesë varreza masive, prej të cilave janë zhvarrosur mbetjet e 950 personave shqiptarë.

“Puna dhe kërkimi nuk do të ndalen derisa të dihet fati dhe vendndodhja e secilit person të zhdukur me forcë gjatë luftës,” thuhet në njoftimin e Institutit.

Ekspertët kosovarë po punojnë në bashkëpunim me ekspertët e EULEX-it, si dhe me organizata të tjera ndërkombëtare që e mbështesin këtë proces. Instituti rithekson përkushtimin për të dhënë kontribut në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz