Egzon Bujupi nga Komorani pos që shkrep mirë me foto aparat, po ja del të shkrep mjaftë mirë edhe me pushkë serike.
Në garat e shenjëtarisë që u organizuan nga Federata e Shenjëtarisë së Kosovës, i riu nga Komorani arriti të rrëmbej vendin e parë me pushkë serike.
Egznoi ka qenë i vetmi nga rajoni i Drenicës që ka marrë pjesë në këto gara.
I kontaktuar nga Drenica Press.info, Egon Bujupi, e ka konfirmuar se është shpall fitues i Kosovës në këtë kategori. Bujupi për Drenicapress ka thënë se këtë çmim ia dedikon gjyshit të tij, BAJRUSH BUJUPI, i cili ka qenë shenjëtar”
Përndryshe Egon Bujup me profesion është fotografist. Një set fotografive të cilat ai i ka realizuar kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
Në atë set të fotografive, të një çifti me veshje kombëtare, është vu në pah mënyrën e jetesës së shqiptarëve që është bërë kohë më parë, me karakteristikat dhe traditat e vendit tonë.
Këtë set të fotografive të tij, kohë më parë e ka shpërnda faqja “Shqipëria ime” në facebook, faqe kjo e cila kontribuon për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare, si dhe shumë faqe dhe portale nga Kosova./Drenica Press/