Edhe muzika po preket nga përhapja e koronavirusit.
Turneu i Justin Bieberit është aktiv i fundit i drejtpërdrejtë që ndjen efektet e koronavirusit, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.
Ai ka zvogëluar madhësinë e vendeve ku planifikonte t’i mbante koncertet dhe kjo është e gjitha për shkak të koronavirusit.
Bieber kishte planifikuar një turne të madh muzikor për në verë, për të pramovuar albumin e tij jashtëzakonisht të suksesshëm “Changes”.
Të premten, u bë e ditur se janë ndaluar koncertet në stadiumet në Cleveland, Detroit, Arlington, Columbus dhe Nashville, duke u transferuar në arenat lokale, për të shkurtuar kapacitetin e ulëseve përgjysmë.
Kjo erdhi vetëm tri ditë pasi Justin njoftoi për turneun, madje thuhej se shitja e biletave ishte e suksesshme, por më pas u ngadalësuan në tregjet më të vogla.
Justin nuk është i vetmi artist që ndjeu efektet e koronavirusit, Festivalit Ultra Music në Miami dhe SXSW në Austin, Teksas u anuluan të dy këtë javë. /Lajmi.net/