Bajamja është një frut që na ndihmon për të larguar një sërë shqetësimesh. Në atë e kemi përdorur për servieri në tavolinë kur kishim miq, por që efektët e saj dhe vlerat ushqyese duket se është e nevojshme që ne të konsumojmë herë pas here.
Ndër vetitë kuruese të bajames janë;
Në lidhje me zemren
Bajamet rrisin HDL, kolesterolin e mirë, dhe mbajne ne nivele të ulët LDL kolesterolin e keq., duke ulur rrezikun për sëmundjet e zemrës
Ndihmon në humbje peshe
Edhe pse bajamet kane nivele të larta yndyre ata ndihmojnë për të humbur peshë. Ato përmbajë yndyra të ngopura të cilat bëjnë të ndiheni të ngopur shpejt e në këtë mënyrë të ndaloni mbingrënien.
Ushqimi i trurit
Bajamet shumë mirë kontribuojnë në zhvillimin e trurit. Ato përmbajë riboflavin e cila vendoset nga një reaksion zinxhir që të çon në kujtesë të mirë. Madje ajo konsiderohet një ushqim i domosdoshëm për fëmijët në rritje.
Kujdesi i lëkurës
Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaj dhe qumeshti i bajameve jane nga perberesit kyesore ne prodhimet e kremarave te lekures.
Mban ulur presionin e gjakut
Bajamet kanë shume kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët te natriumit bajamja eshte ideale si ushqim.
Ndalon kancerin e zorrës se trashë dhe kapsllëkun.
Bajamet janë të pasura me fibra që ndihmojnë në rregullimin e brendshem dhe pastrojnë traktin e tretjes. Si rezultat, bajamet ndihmojne trupin tonë për të luftuar kancerin e zorrës së trashë.
Bajamet në shtatzani
Bajamet përmbajnë acid folik që është thelbësor për mbajtjen e foshnjave në barkun e nënës në mënyrë të shëndetshme duke parandaluar defekte të tilla si problemet me zemrën, defekte të trurit dhe shumë më tepër.
Përforcues të energjisë
Bajamet përmbajë mangan, bakër dhe riboflavin që i bëjnë ato perforecues te energjisë. Kur te ndiheni te lodhur hani nje grusht bajame me mire sesa te konsumoni psh pike energjike.
Siç e pamë dhe më sipër bajamja është një produkt me vlera të shumta ushqimore dhe të nevojshme për shëndetin e njeriut.