back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajme“Edona i besoi falltores dhe aty filluan tensionet” – Ish-bashkëshorti i Edona...

“Edona i besoi falltores dhe aty filluan tensionet” – Ish-bashkëshorti i Edona Llalloshit me akuza të rënda: S’po mi lë t’i shoh fëmijët

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Gazmond Haxhifejzullahu, ish-bashkëshorti i këngëtares dhe kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka shpërthyer me akuza ndaj saj.

Në një intervistë ekskluzive për Insajderin, ai pretendon se Llalloshi po shkel vendimet e gjykatës dhe po përdor fëmijët si mjet hakmarrjeje pas kërkesës për ndarje të pasurisë.

Përplasjet pas divorcit mes Gazmond Haxhifejzullahut dhe këngëtares Edona Llalloshi kanë marrë përmasa të rënda ligjore dhe publike.

Haxhifejzullahu ka zgjedhur të flasë, duke treguar se si marrëdhënia e tyre u degradua deri në pikën ku ai nuk i ka parë fëmijët e tij për më shumë se tetë muaj.

Sipas tij, gjithçka nisi të ndryshonte kur në mes hyri ‘besimi në falltore’, një iniciativë kjo e motrës së gruas së tij, si dhe kërkesa e tij legjitime për ndarjen e pasurisë së përbashkët.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz