back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditEdon Zhegrova pranë transferimit te Marseille – bisedimet me Lille po vanacojnë

Edon Zhegrova pranë transferimit te Marseille – bisedimet me Lille po vanacojnë

Të ngjajshme

Marseille është në bisedime të avancuara me skuadrën franceze Lille për transferimin e yllit kosovar, Edon Zhegrova.

Klubi francez, nën drejtimin e drejtorit sportiv Medhi Benatia, po punon me ngulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar nga Kosova, raporton lajmi.net

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, Lille kërkon një shumë prej të paktën 20 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, i cili ka pasur një sezon mbresëlënës në Ligue 1.

Tifozët e Marseille e kanë mirëpritur me entuziazëm lajmin për një transferim të mundshëm të Zhegrovës, duke shprehur mbështetjen e tyre në rrjetet sociale. Ata e shohin sulmuesin kosovar si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës në prag të sezonit të ri.

Të gjitha palët duket se janë të interesuara për realizimin e këtij transferimi, i cili pritet të mbyllet në ditët në vijim, nëse nuk has pengesa të papritura gjatë negociatave.

Zhegrova, i njohur për shpejtësinë, teknikën dhe kreativitetin në sulm, do të ishte një përforcim i madh për skuadrën e Marseille që synon rikthimin në majat e futbollit francez dhe europian./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit