back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeEdita Tahiri: Rama e emëroi me djallëzi, Cakaj ishte pro prekjes së...

Edita Tahiri: Rama e emëroi me djallëzi, Cakaj ishte pro prekjes së kufijve në Ballkan

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Për mos-dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm të Shqipërisë, ka reaguar së fundi edhe ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri.

Në një postim në rrjetin social facebook ajo ka falënderuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën për vendimin ndaj Cakajt.

Sipas Tahirit, Cakaj është “pro prekjes së kufijve në Ballkan”.

“E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të Jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”, shkroi Tahiri në Facebook.

Në mbështetje të këtij vendimi ka dalur edhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi.

Ndryshe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendimin për mos-dekretimin e Cakajt e ka cilësuar si “turp dhe antikushtetues”. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz