back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeEdi Rama: Ramushi ktheu shpifjen në pushkë që kur ka lënë pushkën

Edi Rama: Ramushi ktheu shpifjen në pushkë që kur ka lënë pushkën

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Ramush Haradinaj kryeministër në detyrë i Kosovës, i ftuar në emisionin Open në Top Channel i thelloi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama me pretendimin se shefi qeverisë shqiptare ka tentuar ndarjen e Kosovës.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama ekskluzivisht për Top Channel.

“Ramushi e ka kthyer shpifjen në pushkë qëkur ka lënë pushkën! Por nëse për pushkën i’a kam bëre të gjitha nderimet e mundshme dhe të merituara, për shpifjet nuk mund t’i bëj asgjë tjetër përveçse ta ftoj në gjykatën e Kosovës që t’u dalë për zot atyre që ka nxjerrë nga goja! Sepse ndryshe nga Ramushi dhe nga ai soj politikanësh qe s’kanë fijen e respektit as për fjalën, as për të vërtetën, as për publikun, unë nuk ulem dot në nivelin e shpifësit publik për ta luftuar berllogun me berllog! Pafytyrësi nuk është të shkosh në gjykatë për t’u mbrojtur nga një shpifës që të ka cënuar publikisht dinjitetin, po të përdoresh kanalet e komunikimit publik për të shpifur në mënyrë të përsëritur!

Nuk është akt i turpshëm t’i nënshtrohesh gjykimit të drejtësisë si viktimë e një shpifësi që të sulmon si tradhtar të kombit me fabrikime të ulëta, po turp është të bësh agresorin ndaj dikujt tjetër për të manipuluar opinionin publik duke fabrikuar gjëra krejt të paqena!

E vërteta është se unë kam dashur ta ndaj Kosovën, po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë Princ Harryn nga Familja Mbretërore! Shkurt fjala, komandanti i djeshëm i UÇK-se Ramush Haradinaj, e ka merituar dhe do ta ketë për gjithë jetën respektin tim, për gjithçka i ka dhënë kauzës së lirisë së Kosovës, ndërsa politikani i sotëm Ramush Haradinaj, meriton vetëm keqardhjen time për bërllogun politik e gjuhësor ku ushtron veprimtarinë dhe pushtetin e tij.

Është dëshpëruese kur sheh se si politika qorre e Ramushit e ka dëmtuar keq Kosovën në sytë e miqve të saj të mëdhenj dhe i ka dhënë Serbisë një avantazh te vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare në raport me Kosovën. Uroj që padia ime të vlejë për t’u hapur sadopak sytë atyre që kanë rënë pre e berllogut politik e mediatik të Prishtinës e të Tiranës”, thotë Edi Rama.

Të Fundit

Sport

ShowBiz