back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditEdi Rama pas protestës: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur...

Edi Rama pas protestës: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish?

Të ngjajshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar pas protestës së sotme në Prishtinë, e organizuar në përkrahje të çlirimtarëve që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Rama ka publikuar një fotografi madhështore, e cila tregon pjesëmarrjen masive të qytetarëve në protestën e mbajtur sot, shkruan lajmi.net.

Ai në postimin e tij tha se pse ende Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë një rezolutë kundër padrejtësive në Hagë që po u bëhen çlirimtarëve.

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!n Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet”, ka shkruar Rama në postimin e tij.
Kryeministri shqiptar nuk ka arritur të marrë pjesë në protestë, por përkrahja e tij për të akuzuarit nga Gjykata Speciale ka qenë e vazhdueshme.
Rama njihet si një nga përkrahësit më të mëdhenj të çlirimtarëve që po mbahen në paraburgim në Hagë, nën akuzat e ngritura nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. /lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit