Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka bërë bashkë në tavolinë liderët e politikës në Kosovë, bashkë me presidentin Thaçi.
Nga një gotë verë, pak meze dhe shumë ngrohtësi duket në takimin e liderëve shqiptarë. Ky takim vije vetëm një ditë pasi është votuar në parlamentin e Kosovës buxheti për vitin 2019.

Takimi i liderëve mund të shihet edhe si një shpresë për popullin ngase vetëm së bashku dhe të afruar mund të ketë perspektivë e zhvillim. Mbetet të shihet nëse pas këtij takimi do të ketë dakordim për taksën, apo edhe për dialogun me Serbinë (çështjen e kufijve)./Indeksonline/