BallinaLajmeEdi Rama kërkon lirimin e Erion Veliajt

Edi Rama kërkon lirimin e Erion Veliajt

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që hodhi poshtë përfundimisht mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë.

Me deduksion logjik, ai shprehu qëndrimin se tanimë, Kushtetuesja duket të nxjerrë Erion Veliajn nga qelia dhe ta ridërgojë në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

“Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë, por ama në dëm të madh të Tiranës, por sheh një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që, me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë, apo jo? Më duket se edhe kjo është gjëja më normale!”, tha Rama.

Erion Veliaj nga ana e tij vijon të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku shkoi ta vizitonte edhe një grup nga institucioni i Avokatit të Popullit, kryesuar nga Erinda Ballanca, lidhur me kushtet e trajtimit të tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz