Edi Rama: Hashim Thaçi e ka mbështetjen e gjithë Shqipërisë
03

Lexo edheAeroplani special pritet t’i dërgojë në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin

Kryeministri Edi Rama reagoi pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit. Rama shprehu në rrjetet sociale mbështetjen e Shqipërisë për Thaçin. Ai deklaroi se nga ky proces e vetmja gjë që do të vërtetohet do të jetë pastërtia e UÇK.
“Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj????”, shkruan Rama.
Hashim Thaçi u dorëhoq pas konfirmimit të aktakuzave nga ana e Prokurorisë Speciale të Hagës.

Lexo edheAeroplani special pritet t’i dërgojë në Hagë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin