BallinaLajmeEdhe UNSH ndihmon banorët e Hasanbegut (Foto)

Edhe UNSH ndihmon banorët e Hasanbegut (Foto)

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Në vazhdën e ndihmave dhe donacioneve të ndryshme për zonat e prekura nga vërshimet e së shtunës para dy jave, banorëve të Hasanbegut u kanë dalë në ndihmë edhe Unioni i Nxënësve Shqiptar. Organizata në fjalë ka tubuar gjithsej 189 mijë e 510 denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Pas gjithë kësaj fatkeqësie natyrore, Unioni i Nxënësve Shqiptar, arriti që për pak orë të organizoj strukturat e saj për t’ju dalë në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura e kryesisht Hasanbegut që ishte një nga zonat më të prekura nga vërshimet.

Aksioni është zhvilluar në disa qytete, si në Shkup, Gostivarë dhe Dibër”, thonë nga kjo organizatë.

Përveç ndihmave në veshmbathje, mjete higjienike e kështu me radhë, nxënësit aktivistë kanë qenë aktiv edhe në ndihmë fizike në pastrimin e shtëpive dhe oborreve të përmbytura. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz