Edhe tetë persona të prekur me koronavirus në Kosovë, arrin në 79 numri i të infektuarve
BILLI
Lexo edheHasani në përvjetorin e nënës së vrarë në luftë: Sot s’mund të të vijë tek varri – Kosova po ha kokat e bijve të saj
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se tetë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë, duke çuar në 89 numrin e të infektuarve.
Vitia përmes një statusi në Facebook ka thënë se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.
Megjithatë Vitia ka thënë se lajm i mirë është që njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV.
Lexo edheHasani në përvjetorin e nënës së vrarë në luftë: Sot s’mund të të vijë tek varri – Kosova po ha kokat e bijve të saj
“Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19. Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor”, ka thënë Vitia.