BallinaLajmeEdhe sot temperatura përvëluese në Kosovë

Edhe sot temperatura përvëluese në Kosovë

Të ngjajshme

Beto “parabullon” portierin e Chelseat, Evertoni në epërsi

Evertoni ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. Është Beto,...

Vrasja në Bokshiq të Klinës, Policia dhe Prokuroria dalin me komunikatë

Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Drejtorinë Rajonale të...

Torino i kundërpërgjigjet Milanit

Torino ka barazuar rezultatin në “Giuseppe Meazza”. Festa e milanistëve...

Edhe sot pritet të mbajë mot i nxehtë mbi vendin tonë, njofton IHKM.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 28-29.07.2021

Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore (Shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë), do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.

Nëpër disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe ndonjë rigë e dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes.

Sot dt 27 korrik temperaturat maksimale të regjistruara nëpër disa qendra meteorologjike të rrafshit të Kosovës dhe Dukagjinit ishin me sa vijon:

Gjakovë 38.4 C, Prizren 36.1 C, Istog 36.0 C , Malishevë 36.1 C, Prishtinë 36.1 C, Kamenicë 37.0 C.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz