back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeEdhe sot nxehtë, nga java e ardhshme priten ndyshime të temperaturave

Edhe sot nxehtë, nga java e ardhshme priten ndyshime të temperaturave

Të ngjajshme

- Advertisement -

Edhe sot pritet të mbajë mot i mirë në vendin tonë, ndërsa nga java e ardhshme pritet rënie e lehtë e temperaturave dhe ka mundësi për reshje shiu, shkruan Gazeta Metro.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare, e më pas në fillim të javës do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e ato maksimale në fundjavë do të arrijnë deri në 31C, e në fillim të javës mund të zbresin në 24C.

23.06 – Nxehtë. Kryesisht me diell. Pasdite zhvillime të vransira, e vende-vende priten shtrëngata të izoluara me shi.

24.06-25.06 – Të hënën, më freskët, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e martë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite reshje lokale shiu me bubullima.

26.06 – Pjesërisht vranët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu-jugperëndimi 1-8m/s, me hove deri në 12m/s. Në fillim të javës do të ndryshojnë drejtimin nga verilindja me shpejtësi 3-8m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, e në fillim të javës do të shënojë rritje./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz