back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeEdhe pse MPJ ia kishte refuzuar vizitën, Petkoviq hyn në Kosovë, shkon...

Edhe pse MPJ ia kishte refuzuar vizitën, Petkoviq hyn në Kosovë, shkon në Lipjan për t’ia ndezur zjarrin një familjes serbe

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm u lajmërua nga malet e Kosovës në veri.

Petkoviq po qëndron dje dhe sot në Kosovë me një kërkesë për vizitë, të cilën Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ia kishte refuzuar.

MPJD në një përgjigjje për Gazetën Express ka thënë se Petkoviq më 4 janar kishte bërë kërkesë për këtë vizitë, ndërsa ajo i ishte refuzuar të nesërmen.

“Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq, ka bërë kërkesë për vizitë në Kosovë me datën 4 janar 2021.Një ditë më vonë, me datën 5 janar, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi që të refuzojë këtë vizitë”, thuhet në përgjigjjen e MPJD-së.

Por Petkoviq jo vetëm që ka hyrë në Kosovë, por ai sot i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Graçanicës, Sërxhan Popoviq, vizitoi familjen e Dejan Rashiqit këtë mëngjes në fshatin Dobrotin afër Lipljanit.

Petkoviq i premtoi kësaj familje ndihmë në zgjerimin e biznesit familjar dhe zdrukthëtarisë, me të cilën merret kjo familje, ndërsa në fotografi shihet duke ua ndezur atyre edhe zjarrin.

Pasi e vizitoi familjen Rashiq, Petkoviq e vizitoi edhe manastirin e Graçanicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz