back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeEdhe një ushtarë tjetër i vërtetë i UÇK-së gjen veten në listën...

Edhe një ushtarë tjetër i vërtetë i UÇK-së gjen veten në listën e veteranëve manipulues

Të ngjajshme

Dogana në aksion, cak barnatoret në Pejë dhe Gjakovë

Dogana e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kontrolli...

Nën kërcënimin e thikës grabiten para nga një këmbimore në Pejë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Dy...

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Luftëtarë të shumtë u gjendën pranë armikut në ditët më të vështira të qytetarëve të Kosovës.

Por së fundi çështja e veteranëve të rrejshëm hodhi shumë dyshime mbi ata të cilët luftuan apo nuk luftuan vërtetë.

Kësisoj, listimi i shumë emrave në hetimet e Prokurorisë dyshohet të jetë i pasaktë.

Hetimet e nisura nga ish-prokurori Elez Blakaj i cili iku për në Amerikë mund të kenë qenë jo-shumë të sakta pasi në listat e publikuara tashmë me emra të të gjitha zonave të Kosovës, dalin në pah shumë emra edhe të luftëtarëve të vërtetë.

Një prej këtyre emrave është edhe Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kujtim Bali Gashi, nga Zona Operative e Dukagjinit, raporton Indeksonline.

Gashi bashkë me shumë ushtarë të tjerë të kësaj zone janë renditur në emrat e veteranëve që manipuluan me këtë epitet, përderisa kushdo që dinte pak për luftën dhe zonën e Dukagjinit e di se Kujtim Gashi ishte një prej ushtarëve të vërtetë.

Reagime të ndryshme janë duke u bërë së fundi pas publikimit të këtyre emrave pasi shumë veteranë të vërtetë kanë hasur vetën në veteran mashtrues edhe pse padyshim se ka edhe prej këtyre të fundit në këto lista.

Lidhur me këto emra një reagim të ashpër ka bërë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj i cili ka thënë se është më mirë të ndryshohet ligji pasi sipas tij do të përplaset populli mes vete.

Ndryshe mashtrimet e veteranëve i kanë kushtuar shumë buxhetit të Kosovës për një kohë të gjatë./Indeksonline/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz