Osmani, duke folur për sportali.net, ka thënë më pas se individë të ndryshëm në DKRS janë duke bërë pazare.
Ja deklarata e Osmanit, dhënë portalit sportali.net:
“Me të vërtetë ndjehemi të indinjuar me këto ngjarje që jane duke ndodhur në komunën tonë në Skenderaj. Jemi dëshmitarë të gjallë se çdo ditë e më shumë është duke rënë vlera e sportit. Jemi duke vërejtë se çdo ditë e më shumë DKRS është duke shkuar drejt fundosjes dhe keqmenaxhimit të kësaj drejtorie, po mundohem të flas nga një pozicion prej të cilit unë shoh vetëm realitet. Personalisht ndjehem i habitur me individët që janë kompetentë që t’i hërbejnë dhe t’i trajtojnë klubet e qytetit, ashtu siç e meritojnë dhe të mos bëjnë pazare, spse aty i kemi vendosur ne populli, që të jenë në shërbimin tonë, e jo ne të jemi të viktimizuar nga ta, duke ditur në çfarë rrethana funksionojmë në këtë Kosovë të mjerë.
Sot në qytetin tonë ndodh edhe kjo: të gjithë sportistët dhe të gjitha sportistet dhe klubet DKRS i shpërblen me dekorata, mirënjohje, e besa edhe me fjalë miradie disa individë të caktuar. E gjithë kjo nuk më habit sepse kësi avaze janë duke ndodhur që një kohë të gjatë, por më habit fakti si është e mundur që t’ju shpëtojë apo t’ju ikën nga mendja që të mos ftohet që të shpërblehet të paktën me një mirënjohje një ekip, i cili ka trofe dhe është i paprekshëm, sa i përket rezultateve në sportin e Skenderajt. E them me bindje të plotë që po të bëhen të gjitha sportet në qytetin e Skenderaj t’i bëjnë bashkë trofetë që ia kanë sjellë këtij qyteti, nuk bëjnë aq sa i ka sjellë klubi ynë i vetëm, e sot Komuna e Skenderajt nuk ka qenë në gjendje që, të paktën, ta shpërblejë një mund edhe një sakrificë të disa sportistëve të shkëlqyer dhe shembull në sportin e volejbollit”.
Në fund Osmani shtoi se, skuadra që e drejton ai, ka marrë shumë lavdata nga CEV-i, pjesë e së cilës ka qenë në edicionet e fundit”, tha Osmani. /Sportali.net