Skenderaj dhe KF Drenica mbetën pa tifozin e zjarrtë të saj policin Tahir Çitakun, i cili vdiq nga një sulm në zemër.
Dje KF Drenica në ndeshjen e saj si vendase ndaj KF Hajvalisë vendosi ta nderoj në mënyrë më të mirë, madje edhe fitoren të ja dedikoj atij, transmeton Drenica Press.
Para fillimit të ndeshjes kryesia e KF Drenicës së bashku me polic si dhe me lojtarët dhe tifozët e KF Drenicës nderuan në mënyrën më të mirë policin dhe shokun e tyre Tahir Çitakun. Gjatë nderimit që u bë në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj nuk munguan lotët e dhëmbjes për policin Çitaku e poashtu para ndeshjes u mbajt edhe një minut heshtje.
Tifozët e KF Drenicës nesër në mënyrë të organizuar do të shkojnë për ngushllime te familja e të ndjerit në fshatin Qubrel.
Anëtari i kryesisë së tifo-grupit “Shqiponjat e Zeza” Valon Shala, ka bërë të ditur se nesër të gjithë do të bashkohen tek “Solo Caffe” prej orës 10:30 për të shkuar në Qubrel për ngushllime dhe njeherit do të shkojmë për ngushllime edhe tek familja Veliu dhe Bajraj./Drenicapress.info/