back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëEdhe një lajm i trishtueshëm për Skenderajn: Vdes gazetari i njohur nga...

Edhe një lajm i trishtueshëm për Skenderajn: Vdes gazetari i njohur nga Skenderaj (FOTO)

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Ka ndërruar jetë ish gazetari i gezetës Zëri, Kajtaz Gecaj. I ndjeri ishte njëri ndër gazetarët e parë pioner të Skenderajt. Ai karrierën e kishte filluar në vitet e70-ta si mësues në Qirez, për të vazhduar pastaj si gazetar në të përditshmen “Zëri”, e së fundi duke hapur një portal lokal, shkruan Drenica Press.

Për vdekjen e Kajtaz Gecajt ka reaguar edhe kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku. Lushtaku shkruan se mëngjesi i sotëm solli lajmin për vdekjen e gazetarit nga Skenderaj Gecaj.

“Kajtazi është pa dilemë prej gazetarëve më profesionistë nga gjenerata më e vjetër e gazetarëve të Drenicës”, ka shkruar tutje Lushtaku.

Postimi i tij i plotë:

Mëngjesi i sotëm solli lajmin për vdekjen e gazetarit të njohur nga Skenderaj, Kajtaz Gecaj. Kajtazi është pa dilemë prej gazetarëve më profesionistë nga gjenerata më e vjetër e gazetarëve të Drenicës.

Karrierën e kishte filluar në të 70-tat si mësues në Qirez, për të vazhduar pastaj si gazetar në të përditshmen “Zëri”, e së fundi duke hapur një portal lokal. Duke e njohur personalisht, ai ishte profesionist i madh me një memorie të jashtëzakonshme. Urtësia e tij reflektonte në shkrimet me përmbajtje të thellë e argumentuese.

Ngushëllimet më të thella familjes, shoqërisë, dashamirëve e audiencës së Kajtazit.

Pushoftë në paqe!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz