back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeEdhe një deputet i PDK-së kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale

Edhe një deputet i PDK-së kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale

Të ngjajshme

Kështu ndahen ulëset në Kuvendin Komunal të Rahovecit

Zgjedhjet e 12 tetorit kanë nxjerrë një rezultat tejet...

Kryeministri kanadez: Netanyahu do të arrestohet, sapo të futet në territorin tonë

Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se Kanadaja do të...

Policia serbe bastis shtëpinë në Tërnoc të ish-ushtarit të UÇPMB-së

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reqica ka mohuar se e mbështet inciativën e deputetëve nga radhët e partisë së tij të mbështetur edhe nga krerët shtetëror për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Reqica, ka thënë për “Gazeta Blic” se vota e tij do të jetë kundër nëse Qeveria do ta procedoj në Kuvend për miratim, Projektligjin për shfuqizimin e Speciales.

“Dje Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës duke respektuar të gjitha aspektet procedurale e ka përcjellur në Qeveri për shqyrtim Projektligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pas shqyrtimint Qeveria besoj se do ta procedoj atë për miratim në Kuvend, por personalisht unë jam kundër kësaj inciative dhe vota ime sigurisht që do të jetë kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale”, tha Reqica.

Me procedimin e Projektligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Qeveri është avancuar iniciativën që ndërkombëtarët e konsiderojnë si më të rrezikshmen për Kosovën.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës, konsideron se shfuqizimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar mund të prodhojë situata të reja, që sipas tyre do të rrezikonin stabilitetin dhe do të dëmtonin subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK Avdullah Hoti, ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit kur filloi diskutimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Në pikën e tretë u diskutua për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne e lëshuam mbledhjen sepse kjo çështje është e dëmshme dhe rrezikon marrëdhëniet me ndërkombëtarët”, tha ai.

Kurse kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale do të ishte rrënues për shtetin.

“Si kryetar i LDK-së i konsideroj rrënuese për shtetin tonë dhe të dëmshme për drejtësinë iniciativat për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka qenë i pranishëm në ambientet e Kuvendit prej ku ka shprehur pakënaqësinë e tij për këtë iniciativë.

“Më duhet të them që jam shumë i dëshpëruar për këtë çështje që erdhi papritur, pa ndonjë debat publik dhe që është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës. Unë e konsideroj turpëruese.

“Në rast se ky propozim kalon do të ketë implikime shumë negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës dhe do të konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si thikë pas shpinës”, ka thënë ambasadori Delawie.

Disa orë më parë ambasadori amerikan e ka cilësuar si të tmerrshme një ide të tillë.

“Ideja për ta ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale mund ta izolojë Kosovën globalisht. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë investuar në Kosovë për ta parë derisa e shkatërron të ardhmen e saj në këtë mënyrë.

“​Nuk i kemi bërë gjithë ato përpjekje për suksesin e Kosovës, që tani ta shohim duke e shkatërruar të ardhmen e saj, duke shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale”, ka thënë ai.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë në Kuvendin e Kosovës se nuk e di saktë se cila do të ishte përgjigja e Londrës e as e BE-së për Kosovën nëse e zhbën Gjykatën Speciale, por ka thënë se kjo mund të jetë nata më e rrezikshme e Kosovës që nga pas lufta.

“Kam kërkuar që të ndalet procesi i gjykatës. Kosova i ka dhënë besën Bashkimit Evropian, që do të vazhdoj procesi. Nëse anulohet tash reagimi do të jetë shumë keq për Kosovën . Nuk do dua të them se korrupsioni e krimi i organizuar nuk e dëmton Kosovën sepse këto janë të lidhura me politikën dhe politikanët, por kjo e dëmton dhe e shkatërron Kosovën. Sonte mund të jetë nata me e rrezikshme për Kosovës që nga pas lufta”.

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë përmes një postimi në Twitter se “iniciativa e Kuvendit të Kosovës për ta shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është tmerruese dhe jashtëzakonisht e dëmshme”.

Kjo nismë në Kuvend ka nxitur dhe reagimet e shoqërisë civile. Organizatat joqeveritare, FOL, Instituti Demokratik i Kosovës, Organizata për Demokraci, Anti- Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu” dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INPED) kanë dalë me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës e kundërshtojmë iniciativën e një pjese të deputetëve te Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Kjo iniciativë është e rrezikshme, eksperiment i dëmshëm dhe i paprecedent në shtetndërtimin tonë”, thuhet në deklaratë.

Ne reagimin e tyre thuhet po ashtu se “deputetët e Kuvendit të Kosovës do të duhej të prezantojnë përgjegjësi shtetërore kur gjenden përballë këtyre iniciativave, e të cilat minojnë skajshmërisht kredibilitetin e shtetit dhe humbin besimin e partnereve tanë”, thuhet pos tjerash në deklaratë.

Organizatat kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, nga deputetët individualisht dhe nga Qeveria e Kosovës që të jetë e ndërgjegjshme për rreziqet që kjo iniciativë ka dhe për pasojat e pariparueshme në funksionalitetin e shtetit dhe humbjen e përkrahjes nga shtetet aleate.

Nga inciativa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, është distancuar edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti i cili ka thënë se do të votoj kundër shfuqizimint të Gjykatës Speciale, me arsyetimin se e do përballjen me këtë gjykatë.

Kuvendi i Kosovës më 3 gusht të vitit 2015 pati miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin për Gjykatën Speciale.

Miratimi ishte bërë me shumicë votash por pa pjesëmarrjen e partive të opozitës të cilat atë kohë i bojkotuan punimet e Kuvendit.

Ligji për Gjykatën e Posaçme është hartuar nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë shumë pak nga vërejtjet e kërkuara nga Prishtina e që kishin të bënin me formulime ku ishte përfshirë edhe fjala gjenocid.

Autoritetet në Prishtinë ishin deklaruar se nuk kanë pasuar mundësi të ushtrojnë ndikim në tekstin e ligjit.

Kuvendi po ashtu kishte miratuar edhe projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore në Gjykatën e Posaçme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz