back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasEdhe në dy shkollat e mesme të Drenasit, fillon mësimi nga distanca

Edhe në dy shkollat e mesme të Drenasit, fillon mësimi nga distanca

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Më kërkesë të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtorisë së Arsimit, drejtuar dy shkollave të mesme, Gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe SHMP “Fehmi Lladrovci”, të hënën kanë filluar mësimi nga distanca, ku fillimisht ky projekt është testuar dhe ka rezultuar me shumë sukses, dhe mesmi do të vazhdoj ditëve në vazhdim.

Për mësimin nga distanca edhe në dy shkollat e mesme, kryetari Lladrovci ka njoftuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas kontaktit që ka pasur dje, ku Kurti ka kontaktuar të gjithë kryetarët e Komunave për marr informatat mbi gjendjen aktuale.

Mësimdhënësit e dy shkollave në bashkëpunim me nxënësit, kanë krijuar platforma që mundësojnë dhënien e mësimit nga distanca. Këto platforma janë testuar javën e kaluar dhe janë plotësisht funksionale dhe lehtë të qasshme, vetëm përmes tri klikimeve.

Në shkollën e mesme gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” do të përdoret ueb faqja e shkollës, që është punuar po ashtu nga nxënësit e kësaj shkolle.

Kurse në Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”, po ashtu do të përdoren ueb faqja e shkollës për mësimin nga distanca.

Më poshtë gjeni linqet; https://zoom.us/j/4347053821 Shkolla teknike https://us04web.zoom.us/j/900356584?pwd=SWd1WUxjaG80MXhJbEdEV1lRWDNkdz09 Gjimnazi

Komuna e Drenasit, fton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që të ndjekin këto platforma, deri në harmonizimin e platformave online nga MASHT-i.​ /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz