Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesin e sotëm kanë bllokuar qendrën e Komoranit.

- Advertisement -

Në foto shihet se pjesët në qendër të Komoranit  janë të bllokuara, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe të veturave. Po ashtu edhe  shumë biznese private janë të dëmtuara nga uji i cili ka depërtuar brenda në lokale, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Kjo pjesë nuk është hera e parë që vërshohet nga uji, ajo në gjendje të tillë bëhet sa herë që ka reshje të mëdha të shiut./DRENICA SOT