Një përdorues i rrjetit social, Facebook, e ka publikuar një test nga njëri prej fakulteteve të Univeristetit të Prishtinës.
Mirëpo, ky mund të quhet gjithçka tjetër, përveç se test.
Aty ka gabime të hatashme drejtshkrimore, duke u nisur nga pjesa ku duhet shkruar emri e mbiemri e deri tek pyetjet, shkruan Ballkani.info.
“Nr i aidis”, shkruan në fillim, në vend që të jetë numër i kartës së identitetit ose ID-së (anglisht).
Edhe pyetjet më poshtë janë shkruar në mënyrë skandaloze gjuhësisht.
“punëdhëns”, “oblgoj”, “punësuarn”, “qfar”, janë vetëm disa nga fjalët e shkruara krejtësisht gabim.
Duhet të ishin “punëdhënës”, “obligoj”, “punësuar”, “çfarë”.
Më poshtë mund të shiheni “testin” e plotë: