Edhe dy shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
dp

Lexo edheEkspertja paralajmëron për sallatat e paketuara: Çfarë duhet të dini për rrezikun nga bakteret dhe parazitët

Edhe dy shtatzëni të reja janë konfirmuar sot pas procedurave të fertilizimit të asistuar (IVF) në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Indeksonline mëson se dy rastet janë konfirmuar gjatë ditës së sotme, duke e çuar në tre numrin e shtatzënive të konfirmuara së fundmi pas procedurave të IVF-së në këtë klinikë.
Një shtatzëni ishte konfirmuar më herët, ndërsa sot janë konfirmuar edhe dy raste të tjera, duke shënuar një tjetër rezultat pozitiv të programit të fertilizimit të asistuar në QKUK.

Lexo edheEkspertja paralajmëron për sallatat e paketuara: Çfarë duhet të dini për rrezikun nga bakteret dhe parazitët
Këto raste vijnë në kuadër të zhvillimit të shërbimeve të IVF-së në institucionet publike shëndetësore të Kosovës, një proces që për shumë çifte që përballen me infertilitetin përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të realizuar ëndrrën për t’u bërë prindër.