BallinaLajmeEdhe dy anëtarë të Bordit të Telekomit punësojnë familjarë në këtë ndërmarrje

Edhe dy anëtarë të Bordit të Telekomit punësojnë familjarë në këtë ndërmarrje

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Pak muaj pasi ishte vendosur në krye të Bordit të ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës, Besa Berisha-Shatri ka punësuar motrën e bashkëshortit të saj, deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, në këtë ndërmarrje.

Vesa Berisha është punësuar në këtë ndërmarrje në qershor të vitit të kaluar, me kontratë mbi vepër (kontratë për shërbime), shkruan sot “Koha Ditore”. Megjithatë, burime të gazetës kanë bërë të ditur se ajo pasi ka dalë në pushim të lehonisë është bërë menaxhere në Departamentin e burimeve njerëzore, edhe pse për këtë nuk ka pasur fare konkurs.

“Prej gradës 2 që e ka pasur, si punonjëse me kontratë mbi vepër, ajo pasi ka shkuar në pushim është bërë menaxhere në Departamentin e burimeve njerëzore, duke u ngritur në gradë nga 2 në 13”, ka thënë një burim i gazetës brenda ndërmarrjes.

Punësimin e motrës e ka konfirmuar për gazetën edhe deputeti Berisha. “Po, është punësuar vitin e kaluar”, ka thënë Berisha. Ai ka pranuar faktin se ajo fillimisht është punësuar me kontratë mbi vepër e më pas është bërë menaxhere. “Po qashtu është”, ka thënë shkurt ai.

Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga kryetarja e Bordit, Besa Berisha-Shatri, por ajo nuk ka qenë e qasshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz