“Edhe Borën e ke puthur?” ndjekësit shpërthejnë ndaj Atdheut

Konkurrenti nga Kosova në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, Atdheu së fundmi ka qenë në krye të mediave rozë, pasi ditën e djeshme mediat në Shqipëri kanë raportuar se atë e kanë sulmuar dhe dëmtuar lokalin.
Ndërsa ai ka postuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, me moderatoren Bora Zemani dhe në mbishkrimin e fotos ka shkruar, “Me të bukurën Borë”.
Ndjekësit nuk kanë kursyer batuat dhe ngacmimet për dyshen pasi ditë më parë Atdheun e kishin kërcënuar për Sarën.
“Kur klasa është plot me vajza, por ty të pëlqen zysha”, shkruan njëri prej tyre komentuesve.
Ndërsa shumë të tjerë, i kanë kujtuar deklaratën që Atdheu ka bërë për Antonelën.
“Ja kur të thotë Atdheu, më ka puth Bora”, ka shkruar ai.

Lexo edheLuana Vjollca vjen në Kosovë
Në këtë moment ndërhyri Atdheu, i cili tregoi se më herët ka shkëmbyer një puthje me Antonelën.
Ndërkohë, Antonela reagoi, duke ju kthyer keq Atdheut. Ajo u shpreh se Atdheu e ka puthur pa dëshirë në fillimet e saj në “Për’puthen”. Antonela shtoi se fakti që Atdheu e bëri këtë moment intim publik tregon se ai është një mashkull i pabesë.















