back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Ec me fëmijët” mbush rrugët e Prishtinës me ngjyra e gëzim në...

“Ec me fëmijët” mbush rrugët e Prishtinës me ngjyra e gëzim në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Të ngjajshme

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A...

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Në Prishtinë sot u festua Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me një atmosferë festive, përplot ngjyra, kreativitet dhe energji pozitive.

Parada “Ec me fëmijët”, e organizuar në zemër të qytetit, mblodhi rreth 230 fëmijë që morën pjesë me punime artistike, performanca dhe aktivitete të ndryshme argëtuese.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh i emocionuar nga pjesëmarrja dhe entuziazmi i fëmijëve:

“Gëzimi i fëmijëve sot e mbushi zemrën e Kryeqytetit! Parada ‘Ec me fëmijët’ solli ngjyra, kreativitet e energji të pastër nëpër rrugët e qytetit tonë,” shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Rama theksoi se Prishtina është qytet i së ardhmes, dhe se kjo e ardhme ka fytyrën e qeshur të fëmijëve.

“Kjo ditë u shndërrua në një festë të vërtetë për fëmijërinë,” u shpreh ai, duke shtuar se ky është vetëm një nga hapat drejt krijimit të një qyteti më të gëzueshëm dhe gjithëpërfshirës për të vegjlit. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz