back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeE zbulon Osmani: Që në nëntor kam qenë e informuar për formimin...

E zbulon Osmani: Që në nëntor kam qenë e informuar për formimin e një koalicioni të ri, më njoftuan nga QUINT’i

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Kryeparlamentarja e LDK’së, Vjosa Osmani ka thënë se nuk i kanë kërkuar të bëhet Kryeministre në Qeverinë e re, pasi siç tha ajo dihej qëndrimi i saj, teksa shton se që në nëntor ka qenë e njoftuar për mundësinë e krijimit e një ekzekutivi të ri, shkruan Gazeta Metro.

Kështu deklaroi ajo sot në ‘Jeta në Kosovë’, ku tha se për marrëveshjen LDK-AAK-Nisma e ka marrë vesh përmes televizioneve të vendit.

“Rendi ka qenë që meqë kam qenë kandidatë për Kryeministre, që jo ta bëjnë koalicionin e gatshëm për të cilin e kemi marrë vesh në orën 00:00 përmes një emisioni televiziv.”, tha ajo.

Por, për koalicionin e mundshëm nënkryetarja e LDK’së thotë se ka qenë në dijeni. Siç thekson ajo e ka ‘nuhatur’ një gjë të tillë, e madje kjo i ishte konfirmuar nga një zyrtarë i lartë i QUINT’it, shkruan Gazeta Metro.

“E kam nuhatur pas 6 tetorit që do të krijohej një koalicion metë tjerët, të krijohej situata që të dështojë koalicioni me VV dhe të shkojë koalicioni me të tjerët. Unë në nëntor jam njoftuar nga zyrtarë të lartë nga njëra prej shteteve të QUINT’it që ishte një plan B, që dikush i lartë në parti e kishte negociuar një marrëveshje për një plan B.”, tha ajo.

Sidoqoftë, Osmani në këtë intervistë nuk ka treguar se nga cili shtet apo cili zyrtar konkretisht iu komunikua një gjë të tillë.

Kujtojmë se tashmë e disa muaj Vjosa Osmani ka dalur disa herë haptas kundër vendimeve të partisë së saj, nga prishja e koalicionit me VV’në e deri tek heqja e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz