E vetmja grua shqiptare me gradën gjeneralmajor, lexojini 6 fakte të rralla për Xhevë Lladrovcin

Xhevë Krasniqi – Lladrovci ishte luftëtare e UÇK-së në luftën e fundit në Kosovë, e cila luftoi pareshtur deri në frymën e saj të fundi.
Ajo është luftëtarja e vetme e UÇK-së, që do të ketë gradën e gjeneralmajorit, e kjo është grada më e lartë që ka marrë një grua shqiptare.
Më poshtë Gazeta Metro ju sjell 6 fakte që s’i keni ditur për heroinën kombëtare Xhevë Krasniqi – Lladrovci:
1. Xheva u rrit dhe u edukua në një familje me tradita shqiptare. Ajo ishte fëmija i parë ndër 17 djem e vajza të tjera të babait të saj.
2. Heroina Xhevë Lladrovci kishte mbaruar Fakultetin e Letërsisë dhe atë Juridik. Për më tepër, ajo ishte bërë edhe mësuese e vjehrrës së saj – nënë Shefkijes, të cilës ia mësoi abetaren, në mënyrë që vetë ajo t’ia shkruante letrat djalit të saj, Fehmiut, në kohën sa ishte në burg.

Lexo edheHamëz Jashari ka qenë edhe piktor
3. Ajo është gruaja e parë shqiptare thellësisht e emancipuar, tepër e shkolluar, dy herë e diplomuar, si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe si juriste e diplomuar. është grua e cila në lëvizjen ilegale çlirimtare, u bë një nga figurat më të rëndësishme dhe më domethënëse, e cila krijoi portretin e saj politik, figurën e gruas që i takonte e ardhmja.
4. Xheva ishte jashtëzakonisht aktive në të gjitha organizimet që u bënë për çlirimin e atdheut. Si rezultat, ajo, gjatë një veprimtarie ilegale të vitit 1981, ishte njohur me Fehmiun, me të cilin edhe u fejua pas 2-3 muajsh. Menjëherë pas fejesës, Fehmiu ishte burgosur gjoja për veprimtari antishtetërore me 10 vite burg, prej të cilave do t’i vuante 5 e gjysmë.
5. Pas rënies heroike të Xhevë e Fehmi Lladrovcit, në vendin Gradinë të Gllanasellës, ku edhe e luftuan betejën e fundit, është ngritur përmendorja e pavdekësisë për të rënët në betejë. Ndërsa, shkolla fillore e Gllanasellës së Drenasit, në shtator të vitit 2005, mori emrin e heroinës Xhevë Krasniqi – Lladrovci. Shtabi i përgjithshëm i UÇK’së, pas rënies i dha titullin, gradën Gjeneral-major, ndërsa më 22 shtator 2008, Xhevë e Fehmi Lladrovci shpallen heronj të Kosovës nga kryetari i atëhershëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
6. Për kontributin e madh të dhënë, këta dy heronj i ka nderuar edhe shteti i Kroacisë, duke u dhuruar Medaljen e Artë familjes Lladrovci, kurse edhe Posta e Kosovës ka emetuar pullën postare kushtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.














