Nëpër media sociale ka bërë bujë të madhe njëri nga truprojat sekrete të Donald Trump gjatë paradës së tij ditën që do të inaugurohej president, shkruan Daily Mail, transmeton Periskopi.
Mendohej se ai kishte një dorë protezë, derisa nën xhaketë me duart e tij të vërteta, fshihte armë.

Agjenti tullac i cili shihet edhe në foto, gjatë tërë paradës shikonte me sy rreth turmës për të gjetur ndonjë vrasës serial të mundshëm, mirëpo duart e tij nuk lëviznin asnjëherë dhe qëndrojnë në pozicionin e njëjtë .





Këto teori janë bërë nga analiza e pamjeve të asaj ditë, mirëpo websiti “Purpose” i demanton duke i cilësuar si të pavërteta, ata shfaqin imazhe të po të njëjtit agjent ku duart e tij janë në pozicione të ndryshme.

Ngjajshëm ndodh edhe me videon, nëse e shikoni me vëmendje do të vëreni se ai në një moment rregullon xhaketën e tij më po të njëjtën dorë që mendohej se ishte proteze. /Periskopi/