E turpshme: Mitrovicasi detyrohet ta blejë 20€ një medikament në Velipojë, ndërsa shteti e jep falas
BILLI

Lexo edheSqarohet Qeveria: Kryeministri Kurti po qëndron me familje në simpozium në Greqi, të gjitha shpenzimet i pagoi organizatori

Një qytetar nga Mitrovica, kishte vendosur që pushimet verore t’i kalojë në bregdetin e Velipojës, mirëpo ai duket të jetë dëshpëruar shumë.
Mitrovicasi ka treguar për Jepi zë, se vajza e tij duke ecur për në plazh kishte shkelur në një gozhdë, me ç’rast kishte lënduar edhe këmbën.
Pas vizitës që i kishin bërë mjekut, ata ishin udhëzuar ta marrin një medikament në një barnatore, sepse kishin mungesë të ineksionit.

Lexo edheSqarohet Qeveria: Kryeministri Kurti po qëndron me familje në simpozium në Greqi, të gjitha shpenzimet i pagoi organizatori
Këtë ilaç, qytetari nga Mitrovica e kishte paguar 2500 lekë, rreth 20 euro, sipas tij çmim teper i lartë. Por çudia qëndron se mbi paketimin e këtij medikamneti shkruante se nuk ishte për shitje.
Në foto shihet se ky ilaç është i destinuar për shërbim spitalor dhe ndalohet shitja.