E turpshme: Kështu festohet për kryerjen e gjysmëvjetorit në një shkollë në Kosovë (Video)
dp·

Një faqe në Facebook ka shpërndarë një video në një prej shkollave të Kosovës, që mendohet të jetë në Lipjan, ku shihet se si nxënësit shkatërrojnë inventarin shkollor.
Ky veprim thuhet se po bëhet për shkak të gëzimit të përfundimit të gjysmëvjetorit të parë të këtij viti shkollor.
“Kështu e festojnë nxënsit e shkollave të mesme në Lipjan përfundimin e gjysmëvjetorit”, thuhet në përshkrimin e videos.
Lexo edheThaçi javën tjetër në Turqi
Agresiviteti i nxënësve si ndaj objekteve shkollore, ashtu edhe ndaj mësimdhënësve, nuk është gjë e re në Kosovë. Nxënësit e dhunshëm ka vite që diskutohen si problematikë kryesore në procesin mësimor. /Periskopi/














