Princesha Haya Bint al-Hussein, 45 vjeçe u arratis nga Dubai, pasi bashkëshorti i saj mori vesh për lidhjen e fshehtë që ajo kishte me truprojën.
Nga frika se mos dënohej me vdekje për tradhtinë, ajo sot fshihet në Londër dhe raportohet se ka marrë me vete edhe 31 milionë paund.
Sipas burimeve në Lindjen e Mesme, Sheiku Muhammed bin Rashid al-Maktoum, 69 vjeç, ishte gjithnjë i shqetësuar nga afërsia e gruas së tij me truprojën.
Mediat britanike raportojnë se truproja është një ish-oficer britanik i ushtrisë, i cili kujdesej për sigurinë e familjes.
Princesha, e cila është edhe gjysmë motra e mbreti Abdullah të Jordanisë, thuhet se ka përdorur paratë e familjes për t’i bërë dhurata të shtrenjta të dashurit të saj. 45-vjeçarja thuhet se është fshehur në rezidencën e saj prej 85 milionë dollarësh pranë “Kensington Palace” në perëndim të Londrës.
Ajo u martua me sheikun e Dubait në vitin 2004 dhe ishte gruaja e gjashtë e sundimtarit.